Skuadra e Liverpool pas pësimit të golit të dytë

Për herë të parë që nga viti 1938, Liverpool mposhtet nga Bentford dhe nis 2023-in me humbje

2 Janar 2023, 20:44| Përditesimi: 2 Janar 2023, 20:46

  • Share

Liverpool ka humbur shansin për të mbyllur diferencën në top katërshe të Premier Ligës pasi Brentford siguroi një fitore të merituar 3-1 në stadiumin Gtech Community.

Pavarësisht se skuadrës së Bentford i mungonte golashënuesi më i mirë Ivan Toney për shkak të lëndimit, kjo nuk ndikoi në planin e tyre të lojës, pasi skuadra e Thomas Frank ia doli mbanë për të marrë të tre pikët.

Kjo është hera e parë që Bentford ka mposhtur Liverpool që nga vitit 1938. Pas vetëm 19 minutash lojë, The Reds u shokuan, shkaku që Ibrahima Konate shënoi auto-gol, duke i kaluar vendasit në epërsi, derisa Darëin Nunez lëshoi një mundësi të artë në minutat e parë të ndeshjes.

Ndërsa, dy minuta më vonë,Brentfordi ia doli ta shënonte të dytin të rregullt, tani përmes Yoane Ëissa.

Në 45minutat e dytë, Liverpooli u mendua që po rikthehej, kur Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 2-1me një asistim të Trent Alexander-Arnold në minutën e 50-të. Brentfordi shënoi edhe të tretin, me anë të Bryan Mbeumo në minutën e 84-të, pas një asistimi brilant të Norgaard.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?