Për herë të parë që nga viti 1973, Izraeli shpall gjendjen e luftës

8 Tetor 2023, 15:21| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 15:22

  • Share

1696771323_F76izKqW8AAfsTB.jpg

Qeveria e Izraelit ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës izraelite, i cili do të thotë shpallje lufte.  Ky nen është rikthyer për herë të parë që nga Lufta e Yom Kipur në tetor 1973.

E thënë thjesht, rikthimi i nenit do të thotë se ushtria izraelite ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se tashmë se vendi ishte në luftë pasi terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin jugor, duke vrarë qindra. Vendimi në thelb i jep deklaratës status ligjor, pasi, sipas Kushtetutës, vendi nuk mund të shkonte në luftë pa një vendim qeverie.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?