Kryeministri Edi Rama me Agron Çelën dhe Elisa Spiropalin

Për herë të parë, pasi la partinë e Metës për PS, Agron Çela shfaqet në krahë të Ramës

10 Janar 2023, 18:28| Përditesimi: 10 Janar 2023, 18:34

  • Share

SHKODËR- Për herë të parë, pasi la Partinë e Lirisë dhe iu bashkua PS-së, Agron Çela është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama.

Ai ka qenë i pranishëm në një takim që kreu i qeverisë ka zhvilluar në qarkun e Shkodrës, takim ky i cili ka pasur në fokus ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimi. 

Çela shfaqet në krah të majtë të Ramës, e ndërsa në krahun e djathtë të tij është drejtuesja politike e PS për Shkodrës, Elisa Spiropali. E pranishme është dhe ministrja, njëherazi deputetja Edona Bilali dhe deputeti Benet Beci.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi: 10/01/2023 22:27

    Kjo pra eshte Shqiperia qe ka asgjesuar cdo etike normale te funksionimit te demokracise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?