Miss Franca, Eve Gilles

Për herë të parë pas 103 viteve, një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën

18 Dhjetor 2023, 12:58| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:00

  • Share

Eve Gilles, 20 vjeç nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit francez të bukurisë para 7.5 milionë shikuesve televizivë. Ajo u cilësua si Miss-i i parë me flokë të shkurtër që fiton kurorën në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

Por gjyqtarët e konkursit të bukurisë Miss France u kritikuan për zgjedhjen e një vajze me flokë të shkurtër, ndërsa të gjithë fitueset e mëparshme kishin flokë të gjatë dhe me shkëlqim, raporton Daily Mail.

“Ne jemi mësuar të shohim miss-e të bukura me flokë të gjatë, por unë shkova për një pamje androgjene me flokë të shkurtër. Askush nuk duhet të diktojë se kush jeni, çdo grua është e ndryshme, ne të gjithë jemi unikë”, tha Gilles, duke e quajtur fitoren e saj një fitore për “diversitetin”. 

Fituesi i konkursit zgjidhet me votim publik dhe një juri. Ndërsa fituesja 20-vjeçare doli e treta në votimin e publikut, paneli i gjyqtarëve e shtyu atë në vendin e parë.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/12/2023 02:53

    /Floket jane gjysma e bukurise se femres/-thuhet,por kam pare nje here nje vajze komplet pa floke per shkak te kimios,kaq e bukur,kaq konfidente ne veten e saj(nuk kishte vene as paruke,as kapele) dhe kaq e qeshur,sa jam e sigurte qe jo vetem qe do te fitonte mbi semundjen,por sikur te ishte ne nje konkurs te tille,ja merrte kuroren cdo vajze tjeter me 4 fishin e flokeve e ideve gjysmake qe kane kur u vleresojne inteligjencen.Kaq vetesiguri,bukuri e inteligjence rezatonte.Kjo vajze qe ka fituar ketu eshte shume e bukur dhe nuk ka nevoje per floke te gjate dhe ka dale pertej sereotipit qe krijon ne mendje nje shoqeri,e pertej tabuve traditcionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?