Për herë të parë Panair
Libri edhe në Qytet Studenti

3 Prill 2014, 11:01| Përditesimi:

  • Share
TIRANË- Qyteti Studenti ka marrë sot pamjen që i takon të ketë. Një iniciativë e drejtoreshës së kësaj zone, që strehon rreth 6 mijë studentë, ka bashkuar të gjithë botuesit e librit artistik për të çelur për herë të parë në ambientet e tij, një Panair të Librit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sociale, Erion Veliaj, është shprehur se është aty për të promovuar librin.

Për botuesin e njohur Fatmir Toçi, prania e një anëtari të Këshillit të Ministrave është një sinjal i qartë për politikat e qeverisë ndaj librit. 
 
Në stendat e këtij panairi nuk ka munguar as libri i gazetarit të njohur Carlo Bollino “Heshtja e Dyfishtë”, i cili ka qenë një ndër botimet që ka zgjuar interesin më të madh. Studentët, nuk kanë ngurruar ta blejnë dhe ta bëjnë të tyrin librin që rrëfen prapaskenat për sjelljen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. 

Panairi, është çelur me poeten Rita Petro, e cila ka dhënë mesazhin se vetëm nëpërmjet njohurive të gjithë mund të kenë mundësi të formësojnë personalitetin e tyre. 
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?