Shfaqja 'Vrasje në Paris'

Për herë të parë/ Një Musical “à la Paris” në Shqipëri

15 Prill 2023, 09:24| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:26

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri do të vihet në skenë një komedi muzikore e zhanrit Vaudeville. “Vrasje në Paris” titullohet shfaqja nën regjinë e Laert Vasilit, ku do të jetëzohet Parisi i fundit të shekullit XIX, me problemet e tij sociale, që siç duket, janë të pranishme edhe sot në shoqërinë tonë.

Autori francez Eugen Labiche satirizon jetën e shthurur të borgjezisë franceze, të përqëndruar vetëm tek paraja, ndërsa Laert Vasili do ta sjellë me një miksim të Parodisë, Satirës dhe Vaudeville-t, por nuk mungojnë tek-tuk edhe notat melodramatike, të madam Norinesë, interpretuar nga Eva Pango, e dërrmuar nga fakti që të gjithë e shfrytëzojnë për para. Kështu, ajo stis një situatë që i nxjerr të gjithë personazhet zbuluar,  me në qendër bashkëshortin e saj Lenglumenë. E gjitha kjo në bashkëpunim me shërbëtorin besnik Justine, të interpretuar me elegancë nga Artan Islami.

Shkak do të bëhet “Çadra” e kushëririt Potard, interpretuar nga Afrim Agalliu, nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar.  Një nga “ Parodistët e Vlorës” që regjisori Vasili vendos ta risjellë përsëri në skenë. Personazhi që mbart “misterin e situatës” interpretohet nga Margent Caushi, nën rolin e Mistingue-së, mikut të rrezikshëm të zotërisë Lenglume, interpretuar nga vet regjisori.

Shfaqja do të hapet për publikun nga data 21 Prill, në Teatrin Petro Marko, Vlorë./ Trakt.al

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?