Për herë të parë në Shqipëri, shoferët i nënshtrohen testit të drogës! Arrestohet 25-vjeçarit, i hiqet patenta dhe gjobitet me 15 mijë lekë

19 Prill 2022, 10:04| Përditesimi: 19 Prill 2022, 10:38

  • Share

TIRANË- Për herë të parë, në vendin tonë ka nisur aplikimi i testit të drogës për shoferët ku "viktima" e parë është një 25-vjeçar.

Dyshimet se ai kishte konsumuar lëndë narkotike erdhën sepse gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi në makinë. Për rrjedhojë, efektivët e rrugores i bën testin e drogës, nga ku rezultoi pozitiv. Të riut me inicialet J. Ç., iu vunë prangat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, atij i është pezulluar patenta si dhe është gjobitur me 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

1650356400_droga.jpg

Testi i drogës dhe sasia e kanabisit që iu gjet 25-vjeçarit

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?