Foto ilustruese

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, rënie drastike e euros! Kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve

28 Dhjetor 2022, 13:30| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 13:53

  • Share

Kjo e mërkurë ka regjistruar rënie më drastike të euros për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Bazuar në kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet gjatë ditës së sotme me 112.83, në rënie ditore me 1.03 lekë.

Po ashtu rënie ka dhe dollari amerikan, i cili këmbehet me 106.04 lekë, 0.75 lekë më pak krahasuar me një ditë më parë.

Një ndër faktorët kryesor që vlerësohen së ndikon në rënie është shtimi i remitancave. Emigrantët vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje në vend. Dërgesat e emigrantëve në gjashtë muajit e parë të këtij viti kanë arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2010.

Në të dhënat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë thuhet se nga janari në qershor remitancat u rritën me 36 milionë euro krahasuar me vjet, dhe në total arritën në 376 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e dërgesave e bërë në gjashtëmujor, prej 12 vitesh.

Vetëm në tre muaj: prill, maj, qershor dërgesat e emigrantëve ishin 192 milionë euro, shifër rekord edhe kjo në dekadë. Por nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre ti sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?