Shia LaBeouf dhe Zack Gottsagen

Për herë të parë në historinë e 'Oscars', një prezantues me sindromën Down (VIDEO)

10 Shkurt 2020, 17:23| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 17:35

  • Share

Për herë të parë në historinë e çmimeve “Oscars” është ngjitur në skenë një prezantues me sindromën Down.

35-vjeçari Zack Gottsagen së bashku me Shia LaBeouf,  të cilët kanë qenë bashkë në filmin “The Penaut Butter Falcon” ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar" për të dhënë një çmim.

Ata prezantuan çmimin e “Filmit më të mirë me metrazh të shkurtër”.

Gottsagen u ngjit në skenë mes duartrokitjesh dhe ovacionesh nga publiku, duke u emocionuar.

Gjithashtu ai kaloi edhe në tapetin e kuq të famshëm i veshur me një kostum të zi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?