Për herë të parë në 94 vite! Një 20-vjeçare konkuron në Miss Anglia pa grim: Ndihem e sigurt me veten time

27 Gusht 2022, 16:20| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 16:46

  • Share

Një studente e shkencave politike ka bërë histori si konkurrentja e parë e Miss Anglisë që doli pa grim në 94 vitet e konkursit.

Melisa Raouf, një 20-vjeçare nga Londra, tha se vendosi të shfaqej pa grim në një përpjekje për të promovuar bukurinë e brendshme dhe për të sfiduar idealet e bukurisë të tjetërsuar  në mediat sociale.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme vendosin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë,” tha ajo për  The Independent  për vendimin e saj.

“Nëse dikush është i lumtur në lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik.  Unë mendoj se njerëzit duhet t'i duan dhe të përqafojnë të metat  e tyre, pasi ne e dimë se bukuria e vërtetë qëndron brenda thjeshtësisë. Asnjëherë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë. Kohët e fundit kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe prandaj vendosa të konkurroj pa grim”, tha ajo.

“Unë ende ndihem e sigurt në veten time kështu, me grimin jam e fshehur e gjitha. Kjo jam unë, nuk kam frikë të ndaj kush jam. Doja të tregoja se kush është Melisa në të vërtetë.”, shtoi Raouf.

Organizatorja e "Miss Anglia", Angie Beasley tha se inkurajon gratë "të tregojnë se kush janë në të vërtetë pa pasur nevojë të fshihen pas grimit dhe filtrave në mediat sociale".

"Kjo është hera e parë që kam parë një konkurrente plotësisht pa grim duke konkurruar në një gjysmëfinale.", tha ajo.

Raouf tha se kishtye marrë plot mesazhe nga vajza të tjera të reja duke i thënë se si i ka bërë të ndihen më të sigurta në vetvete.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 27/08/2022 22:04

    Fiks si vajzat shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?