Për herë të parë ‘live’, Altin Basha bën gati komedinë muzikore “Mamma mia” me këngët hit të grupit “ABBA”

15 Korrik 2023, 20:53| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 20:59

  • Share

Bazuar në këngët më të njohura të grupit “ABBA”, do të vihet në skenë për herë të parë ‘live’ për publikun shqiptar komedia muzikore “Mamma mia”, në datat 25 dhe 26 korrik në orën 21.00 në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.  Me Regji nga Altin Bashës dhe skenografi nga Iliriana Basha komedia muzikore “Mamma Mia” nis me historinë e Sophie-së, e cila ka ftuar në martesën e saj me Sky-in, tre baballarët e saj të mundshëm.

Ajo kupton, nga ditari i nënës së saj- Donnes, se është fryt i dashurisë së tre historive romantike gjatë një muaji 21 vjet më parë. Cila nga tre dashuritë e rinisë së Donnes, është babai i Sophi-së? Sam? Harry? Apo Bill? Kjo komedi muzikore, e sjellë ne stilin Musical, është një sfidë e madhe për të gjithë protagonistët e shfaqjes, të cilët njëherësh aktrojnë, kërcejnë dhe këndojnë ‘live’. Emocionet, humori, muzika e bandit dhe e protagonisteve ‘live’, ju ofrojnë një shfaqje me nivel te kalibrit botëror.

Aktorët pjesëmarrës janë Elia Zaharia, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Gerta Mahmutaj, Amos Zaharia, Endri Kacaci, Donald Shehu dhe Igli Zarka.. Trupa mbeshtetese e personazheve te teatrit muzikor përbehet nga artistët e rinj: Ketjona Pecnikaj,  Zerxhina Hasanaj, Gloria Taga, Krisa Gjika, Maria Ademi, Ilia Kaci, Amri Hasanlliu, Aldrin Biba, Mario Dorre, Denardo Neziri.

Instrumentistët e Bandit që do të luajnë këngët e ABBA-ve të orkestruara për teater muzikor nga Jusiald Xhani janë: Erald Simixhiu, Denis Hima, Mateos Gjipi, Emil Zaharia, Alex Zisi. 

Biletat shiten pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar në ArTurbina.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?