Recep Tayyip Erdogan

Për herë të parë, Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore në Turqi

9 Qershor 2023, 12:37| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 12:40

  • Share

Me marrjen e mandatit të ri, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka emëruar për herë të parë një grua si guvernatore të Bankës Qendrore në Turqi.

Hafize Gaye Erkanin, është gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi dhe me këtë detyrë ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit në Turqi.

Erkan, më parë ka qenë ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara dhe vendimi për emërimin e saj në këtë detyrë me shumë përgjegjësi ishte paksa e papritur nga ana e liderit turk.

Momentalisht shkalla e inflacionit në Turqi ka rënë nën 40 për qind dhe guvernatores së re i duhet të stabilizojë ekonominë në vend.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, prezantoi kabinetin e ri qeveritar, ku ndër ndryshime që bëri ishte dhe emërimi në ministrinë e Financave të Mehmet Simsek.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?