Për herë parë garë ndërkombëtare, Presidenti i Federatës së Skive: Do vijnë skiatorë nga e gjithë bota

15 Dhjetor 2021, 12:37| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 14:01

  • Share

Për herë të parë Federata Shqiptare e Skive do të organizojë një garë ndërkombëtare ku do të marin pjesë mbi 200 skiatorë në disiplina të ndryshme.

‘Të gjithë shqiptarët do shohin një gjë të mrekullueshme në alpet e Italisë, pasi për fatin tonë të keq nuk kemi pista të standarteve ndërkombëtare të homologuara. E dyta dhe më e rëndësishmmja, deri më sot në sekretarinë tonë janë rregjistruar vendet më të zhvilluara në arenën ndërkombëtare të skive. Ekipet zvicerane, austriake, gjermane, angleze dhe spanjolle,’-u shpreh Elvis Toçi, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.

Shqipëria në vitet e fundit ka patur paraqitje mbreslënëse falë Erjon Tolës, por edhe të riut Kevin Qerimaj, që në SES Cup u rendit i treti, duke fituar medalje të bronztë. Edhe pse 17-vjeç, Qerimaj ka pretendime të larta në garën që federata shqiptare e skive do organizojë nga data 18-21 dhjetor.

‘Këto garat janë shumë të mira edhe për pikët që na duhen për olimpiadën e dimrit në Pekin. Shpresoj të shkojë sa më mirë që të grumbullojmë sa më shumë pikë,’-deklaroi Kevin Qerimaj, skiator i Shqipërisë.

‘I ftoj të gjithë shqiptarët që janë në veri të Italisë hajde të bëni tifozllik, pasi do shihni flamurin shqiptar të varur në alpet e Delomiteve,’-tha Elvis Toçi, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?