Eva Alikaj në intervistën për Report Tv

Për Eva Alikaj dhe të gjithë hipokritët e heshtur

12 Korrik 2022, 14:37| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 14:52

  • Share

Tiranë, 1986, për herë të parë vendoset në skenë komedia ‘Pallati 176.’ Unë linda 9 vite më vonë. Arti nuk njeh kohë, as barriera, sepse edhe sot, pas më shumë se 35 vitesh, Elsën e njohin të gjithë. Unë nuk i përkas atij brezi, por Elsën e njoh, e dua si personazh, i kam batutat në mendje, sepse e kam parë disa herë shfaqjen.

Por Evën nuk e duan vetëm si Elsa, e duan edhe si Etleva tek ‘Treni niset në shtatë pa pesë’, edhe si Edlira te “Stolat në park”, Vera tek “Njeriu i mirë”. Eva është origjinale, me vlerën e viteve, me dashurinë e patjetërsueshme të publikut, sot, ajo duhet të ishte ndër më të kërkuarat, por JO!

JO, sepse arti nuk ka ekzistuar kurrë ashtu si duhet në tokën e Evës. JO, sepse në tokën e saj, që nga nisja e studimit, kushti kryesor i përzgjedhjes është sasia e parave  që jep. E më andej, merreni me mend se kush është në listë për role, për drejtor, e për të ardhme.

Fjala e Evës, ishte kryefjala e fundjavës, a e dini pse? Sepse Eva nuk tha asgjë të veçantë. Ajo foli për të gjithë hipokritët që nuk guxuan asnjëherë të flasin me gjuhën e të vërtetës, por pranuan servilosjen për të kapur tek tuk ndonjë rol me mik. Eva shkaktoi tërmet me deklaratën e saj, e dini përse? Sepse ajo nuk është aq e vogël për tu njollosur me bëmat e burokratëve.

A dini pse Eva theu heshtjen? Sepse Eva Alikaj është Eva Alikaj! Jepini Evës atë çfarë i takon Evës!

Si qëndron historia? Shikoni intervistën e plotë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albana: 14/07/2022 15:00

    JETOJM NE BOTEN E MASKARENJVE , KUR U BE DHE KARAGJOZI ERMAL MAMAQI IMAGJINO CFAR BEHET , KY BURRACAK QE AS NENEN E VET NUK E DO DHE NUK FLET CFSR MUND TE PRESESH , I DUKET VETJA BOSS ,MIR QE KE GRUAN SE VET DO ISHE BARBON .

    Përgjigju
    • luli: 17/07/2022 13:21

      Ke shume shume te drejte.Si ai ka plot Me mire rri degjo muzike sesa debilitetet e mamaQit

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?