Lulzim Basha

Për demokratët dhe opozitarët!

31 Korrik 2023, 21:50| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 21:51

  • Share

Përtej dyshimeve, sulmeve dhe krizës të thellë, PD është aty, është e demokratëve dhe opozitarëve dhe e çdo shqiptari që është lodhur nga tranzicioni dhe nga shtypja. PD është aty me dyer të hapura për këdo që është në Opozitë me këtë sistem që në 32 vite ka prodhur politika antikombëtare, konfliktuale duke tentuar ta mbaj peng me të shkuarën dhe pa shpresë me të ardhmen!

Lulzim Basha është zgjedhur kryetar PD dhe për këtë nuk duhet të ketë as iluzione as deluzione. Basha është zgjedhur Kryetar i PD dhe është përfaqësuesi i çdo demokrati qoftë i atij të viteve '90 që sot është emigrantëve në Perëndim, por edhe atyre të rinjve që nuk e kanë përjetuar përmbysjen e sistemit dhe duan të votojnë dhe të jetojnë në Shqipëri.

Lulzim Basha është kandidat për Kryeministër dhe qëllimi i tij kryesor është të sjellë demokratët në pushtet në shërbim të demokracisë dhe të Shqipërisë. Basha është Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë është alternativë e pushtetit, kundër pushtetit dhe për të sjellë standarde të reja në politikë duke nisur nga vettingu i çdo politikani, qoftë i atij që ka filluar karrierën që vitet '90 dhe atij që është në politikë nga dje. Pa transparencë në politikë nuk ka demokraci të shëndoshë dhe politikë që ju shërben qytetarëve.

Basha është për listat e hapura. Demokratët duhet të vendosin për deputetët e tyre dhe deputetët duhet të ndahen me Statut nga funksionet partiake. Misioni i deputetit është Kuvendi dhe aty duhet të përfaqësojnë demokratët dhe qytetarët.

PD është forca më e madhe e së djathtës në vend dhe në dhe ne jemi në politikë me këtë frymë me këtë energji dhe me këtë mision. Ne jemi për tu përballur me sistemin dhe për ta mundur atë. Politika është misioni i të pa mundshëm për ta bërë të mundur.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zihni: 01/08/2023 17:14

    keputi edhe nje gjume tjeter der ne vitin 2025 pastaj fillo nje revolucion te ri dhe meso tabelen matematikore te politikes se je fyell i teri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?