Për çka po protestoni se po dukeni vërtetë qesharakë?

19 Maj 2020, 10:49| Përditesimi: 19 Maj 2020, 11:13

  • Share

S’deshta,

o s’deshta me shkruaj,

se dashtë e kam ma shumë se ju, që çirreni sheshit, tue  derdhë lot pa lot, e tue mallkua pushtetin e Edin!

O dashtë e kam ma shum se ju, betohem, dhe e dini pse?

Se nji shekull m’ka nda me at teatër, nji bjeshkë kufi deri n’qiell, ju e kishit aty, unë veç n’andërra.

S’deshta, veç po iu them juve, që brenda hy s’i keni që dy dekada, e kam dashtë sa krejt atdheun, se viti 1972 m’futi n’zemrën e tij, e shfaqja “Viti 61” me mori me vete, e shpirti me mbeti tek Naimi, Pitarka, Edi, Ndreka, Maria, Agimi….

Por juve magjepsë iu kanë yjet që s’jetojnë, e arti i shpirtit tyne, e ditë s’keni për deshtoret e vogëla me tavane t’ulta, këthinat mizerje mbrapa s’kenës, tualetët që kutërbonin, e minjët që brenin kostumet!

Ju kurrë pyet s’keni për pluhnin që aktorët thithnin, e t’ftoftit që t’prente n’ije!

Zatën, këto kushte ia moren jetën Naim Frashêrit, e sa e sa të tjerëve!

Ju pelqye e keni nji sallë, e pyet si keni artistët për kushtet e vitit 1938 n’shekullin 21, ndaj shani e mallkoni e bani politikë me mjerimin e artistit!

Kjo asht turp!

Unë shkrova poezi, për kolloset e tij, e mija rrole n’at skenë, jo për te, edhe qava, se luejt kam edhe unë aty, dhe e di sa e mjerë ishte, por s’mund t’i dënoj artistet e rinjë me nji godinë që s’ishte kurrë teatër!

Tiranës i duhet teatri i ri, ashtu siç asht arti e koha, se e imja, dhe e atyne që ishin, nuk zhduket, pse rrenohet nji godinë. Ato mbesin n’letra, n’zemra, n’kujtime. Ajo asht histori që nuk rrenohet me nji godinë!

Ju betohem ma shumë se ju dashtë e kam, se dy vite emnin e Kosovë e mbajti, por pse protestoni tani kur s’asht ma?

Pse e politizoni? Për çka?

Për Shqipërinë? Për Kosovën?

Jo, s’asht e vërtetë, sepse po t’ishit patriot, do t’protestonit atë ditë, kur Vuçiç e Rama banin minishengene!

Teatri na duhet, e teatri do t’bahet, mija herë besoj, ma i mirë se ç’ishte. Edi ndofta asht i çmendun, por çmenduria e tij, mund ta sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! S’i dihet.

Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, se po dukeni vërtetë qesharak!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taksisti: 19/05/2020 15:17

    Ore loqeni po pse vetem per teatrin protestohet ne kete vend, e kupotni qe Shqiperia ka marr fund si ekonomi... e kuptoni qe po vjedhin cdo gje dhe kane shkaterruar cdo sistem te mundeshem. Dhe ka nga keta palla qe thone pse po prtesojne. Ore teatri eshte fundi i kavallit dhe ishalla fillimi i dickaje. Keta thejsht bejne ctu doj trapi, sa te kene keta vemjet qe u fusin llapen poshte sholles se kepuces.

    Përgjigju
  • Turi: 19/05/2020 11:58

    Jam i bindur se shumica e ketyre qe protestojne nuk kane shkuar kurre ne teater madje as nuk e dinin fare qe ekzistonte nje i tille

    Përgjigju
  • Konjak: 19/05/2020 11:57

    z Lajci , keni te drejte , kur thoni se e ke dash shum me shume se ne , teaterin .Perse mos ta doje , pune sigurove rehat , femijte i rrite rehat , punet i zgjidhje rehat , e me kollajllek , sepse punoje ne ate teater i cili te dha vlera , qe ti s'mendoje kurr se mund ti kishe . Sigurisht qe zotrote s'ke lene fjale te mire pa thene per teatrin , ne ate kohe . Epo ajo kohe shkoi e vate , me te bashk edhe dashuria e raspekti per te , erdhen kohe te tjera , ta kthejme fleten sa s'eshte von. Atje kan punuar plot e plot ,artiste e figurant , disa e deshen -sido qe ishte - disa benin sikur e donin , se kashtu ua donte puna , dhe vjen nje dite , per te nxjerrur fityren e tij gjithsecili . Askush nuk tha se teatri qe nje nga mbrekullite e botes ,por per ne , ishte mbrekulli e shkuar mbrekullise ,se vet s'mund te ndertonim vecse kasolle . Ajo godine ka mbajtur brenda saj , shum artiste , dhe jo artiste , per 80 vjet dhe si e tille mund te ruhej edhe si ngrehine qe i kishte sherbier artit dhe dashamiresve te saj , per nje kohe te gjat , nga momenti qe ne s'kishim asnje shesh me nje tribune derrase . Por kjo eshte tjeter pune , nuk e kuptoj , ju pse e trasformoni te verteten , ne ngjarie politike , kush fshihet pas jush . Askush nuk ka dishime se ky problem eshte vetem ekonomik , xhepat e dikujt do te mbushen ,prandaj ngjallet frik , me lloj- lloj propagande e veprimesh jo demokratike .Sot nukse kemi bere ndonje pune tjeter , vecse ato qe kemi bere ngjer me dje .

    Përgjigju
    • Teatri: 19/05/2020 14:05

      Ne rradhe te pare nuk je askushi per ti bere recesion dhe histori gjoja sa I bukur e i mire ishte teatri Cun Lajcit. Ne te dyte ajo ishte teater nga viti 1954 dhe per nja 5 vjetet e fundit s ishte asgje, keshtu qe llogaria e 80 vjet teater nuk del mbase 60 vjet

    • lali: 19/05/2020 13:10

      po ato gra me shami te bardha ne koke ja artiste apo murgesha

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?