Semi Jaupaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Për Borën dhe Donaldin? Çfarë ka dashur të thotë Semi me këngën e re

15 Shkurt 2022, 19:51| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 19:53

  • Share

Këngëtarja, por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.

Kënga titullohet “Mos u kthe”, ndërsa artistja i këndon një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më.

Në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur këto katër muaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe historisë mes Donaldit e Borës, mendohet që disa prej këtyre vargjeve mund t’ju dedikohen atyre të dyve.

“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë. A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë. Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.

Vargjet e fundit janë ato që godasin edhe më fort, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori Donald Veshaj, krijoi një romancë me këngëtaren e njohur, Beatrix Ramosaj.

Kujtojmë se të gjithë u emocionuan për puthjen mes Borës dhe Donald Veshajt ndërsa ishte e ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?