'Për 10 ditë u shërova nga COVIDI', nënë Duhija nga Kruja lë Infektivin për t'u bashkuar me familjen

5 Maj 2020, 16:59| Përditesimi: 5 Maj 2020, 17:31

  • Share

Nënë Duhija nga Kruja është një nga 27 të shëruarat gjatë 24 orët e fundit. Pas 10 ditësh e sëmurë në shtratin e betejës tek Infektivi, 77-vjeçarja është shëruar plotësisht duke lënë përfundimisht spitalin.

Ajo është përcjellë nga mjekët, të cilët ishin të vetmit që ka parë për këto 10 ditë në spital dhe që janë kujdesur për të që sot të ngrihet në këmbë dhe të bashkohet me familjarët dhe njerëzit e dashur.

Nënë Duhija, 77 vjeç nga Kruja, ka lënë sot spitalin Infektiv pas fitimit të betejës me COVID-19, duke shprehur një falenderim mjaft të përzemërt për të gjithë stafin mjekësor që i qëndroi pranë në këto ditë të vështira.

"Për 10 ditë u shërova, shumë faleminderit për të gjithë personelin mjekësor", tha nën Duhija.

E moshuara është mes 27 të shëruarve në 24 orët e fundit, ndërsa video është shpërndarë në Facebook nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?