Peqin/ Sekuestrohen 300 rrënjë kanabis, tre fuoristrada pa targa e një sasi lekësh, arrestohen dy persona (VIDEO)

12 Maj 2020, 19:05| Përditesimi: 12 Maj 2020, 20:21

  • Share

ELBASAN-Sekuestrohen 300 kubikë të mbjellë me fidanë kanabis, tre fuoristrada pa targa e një sasi lekësh në zonën e Pajovës në Peqin, ku kanë përfunduar në pranga 2 persona.

Klevis Deliaj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Shpëtim Kulla 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë janë kapur në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Bashkisë Peqin. Kurse M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë është shpallur në kërkim.

Përveç 300 kubikëve të kultivuar me fidanë kanabis janë sekuestruar edhe kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake.

Sipas policisë, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim’’.

Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh në Komisionin e Ligjeve se kultivimi i kanabisit vazhdon të rritet në 4 qarqe të vendit, si Kruja, Vlora, Shkodra dhe Gjirokastra dhe se se mungon bashkëpunimi me Policinë e Shtetit. Nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë e quajti pengesë për hetimin e pastrimit të parave.

Komento

Komente

  • Kafsha: 13/05/2020 17:58

    Fat i keq i Shqiperise sone me popullsi fshatare injorantë qe iu leshua qyteteve si ortek pas 1990 duke bërë hatanë. Fshataresia duhete mbajtur në fshat e kontrolluar qe të punojë token e ta qendise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?