Foto ilustruese

Peqin/ Burri rreh gruan e pajisur me urdhër-mbrojtje dhe vjehrrën

21 Janar, 16:11| Përditesimi: 21 Janar, 16:13

  • Share

Peqin – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi dhunoi bashkëshorten e pajisur me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit.

40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë. Gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”,-njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?