Pep Guardiola i pamëshirshëm edhe me yjet e futbollit, ish-lojtari i City-t tregon rregullin ‘2 kilogramësh’ të spanjollit

5 Janar, 20:13| Përditesimi: 5 Janar, 20:16

  • Share

Futbollisti francez Gal Clichy, i cili ka luajtur për skuadrën angleze Manceshter City nga viti 2011 deri në 2016-ën ka zbuluar disa nga kërkesat e trajnerit Pep Guardiola sa i takon peshës së lojtarëve.

Ish-lojtari i City-t dhe Arsenal shpjegoi rregullin e ‘dy kilogramëve’ të Guardiolës.

“Nëse do të ishe dy kilogramë më shumë se sa ai e konsideronte peshën tënde maksimale, nuk të lejonte të stërvitesh. Në futboll, gjithmonë dëgjon trajnerët që thonë: ‘Nëse je mbipeshë, nuk stërvitesh.’ Në fund, nëse është një lojtar i rëndësishëm, norma fshihet nën qilim sepse ata kanë nevojë për atë lojtar. Me Pep Guardiolën, nëse do të ishe dy kilogramë mbi peshën që duhej të kishe pas përfundimit të punës së vështirë dhe ushqimit të duhur të parasezonit, nuk stërviteshe. Kam parë lojtarë që nuk stërviteshin për 2 javë me rradhë”- tha Clichy.

Për një arsye të ngjashme, trajneri spanjoll ka dënuar më herët Sergio Agueron dhe Calvin Filips për shkak të gjendjes së tyre fizike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?