Pensionistët në rrethe tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh: Ishte për fushatë, të rritet pensioni

3 Prill 2023, 20:25| Përditesimi: 3 Prill 2023, 21:20

  • Share

Në Fier pensionistët ishin ndarë në dy qëndrime, ku disa u shfaqën të lumtur e falenderues për bonusin.

Të tjerë të moshuar thonë se këto para nuk u shërbejnë aspak në kohën kur çmimet rriten nga dita në ditë.

Lëmoshë nga qeveria e konsideruan një pjesë e pensionistëve të Beratit bonusin prej 5 mijë lekësh, në një kohëe që sipas tyre shpenzimet janë të mëdha dhe me vëzhtirësi përballojnë jetesën.

Një pjesë e pensionistëve e konsiderojnë dhënien e këtij shpërbimi si pjesë të fushatës elektorale, ndërsa të tjerë e konsiderojnë zgjidhje për momentin, duke ngritur sërish problemin e rritjes së pensioneve.

Për 675 mijë pensionistë shqiptarë, veç bonusit do t’iu indeksohet pensioni në masën 3.3 %.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?