TIRANË- Të gjithë pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, nuk do të paguajnë me kontributet e sigurimeve shoqërore. Projektligji për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore tashmë është hedhur për konsultim publik.
Qëllimi i këtij projektaktit, konsiston në përjashtimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke qenë se atyre nuk u njihet si periudhë sigurimi koha e vetëpunësimit”, ndërkohë që paguajnë kontribute*, thuhet në relacionin e projektligjit.
Pensionistët e vetëpunësuar aktualisht paguajnë sigurimet si të gjithë të punësuarit. Projektligji është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe nisma vjen pasi qytetarët e aprovuan me përgjigjet e tyre në Këshillimin Kombëtar.
Përmes nismës së Këshillimit Kombëtar qytetarëve u kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionistët të cilët vetëpunësohen në sektorin privat duhet të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive.
Me qëllim shmangien e detyrimit për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore të personave të cilët përfitojnë pensionin e pleqërisë dhe vetëpunësohen në sektorin privat, duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësimit si periudhë sigurimi. Në këtë kuptim, efekti i pritshëm i projektaktit është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi, thuhet në relacion.
Aktualisht janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore.
Efektet financiare të këtij ligji fillojnë nga data e hyrjes së tij në fuqi.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Dhe ky ligj ne favor te pronareve dhe jo te punonjesve, pasi ketu perjashtohen pensionistet e punesuar, flet vetem per pensionistet e vetpunesuar dhe jo per pensionistet e punesuar pasi te cilet vazhdojne te punojne nga qe kane pensionin e vogel.
Përgjigju......si psh i ati i Alqi Bllakos
Përgjigju