Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë

3 Tetor 2023, 14:25| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 14:50

  • Share

Një shofer është ndëshkuar me një gjobë të majme nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kjo e fundit konstatoi se ai kishte parkuar gabim, duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve të tjera.

Policia Rrugore identifikoi dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit në komisariat. Bazuar në një video të postuar në rrjetet sociale, specialistët e Policisë Rrugore zbuluan se drejtuesi kishte dokumente të skaduara. Ai u gjobit me 28,000 lekë të rinj dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?