Pengmarrja e Jan Prengës, gjykata e lë në burg pas dorëzimit, Doçi: S'kam lidhje, isha jashtë (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 13:15| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:12

  • Share

TIRANE-Ardian Doçi, njëri prej personave që janë akuzuar për pengmarrjen me pasojë vrasjen e Jan Prengës ka dalë sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, që u dha në mungesë pak ditë më parë. Pas kthimit në atdhe dhe vetëdorëzimit në polici, Doçi doli para gjykatës duke mohuar lidhjen me ngjarjen, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

 "Nuk kam lidhje, si njoh, kurrë nuk kam qenë i dënuar. Nuk i jam shmangur në asnjë moment drejtësisë, kam qenë jashtë shtetit, erdha u vetëdorëzua dhe kërkoj hetimin në gjendje të lirë" tha ai para gjykatës. Megjithatë Ardian Docit i cili më herët ka pasur emrin Shkëlzen i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg si person i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Ardian Doçi u kthye në Shqipëri një ditë pasi iu sekuestrua pasuria, pasi dyshohet se e ka vendosur me veprimtari kriminale.

Ai është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës më 17 janar në Kamëz. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, Jan Prenga është dhunuar për vdekje nga një grup bashkëpunëtorësh të cilët pasi e rrëmbyen në Kamëz e çuan në kompleksin "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim. Trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur nga policia.

1581072224_ardiandoci.jpg

Ardian Doçi sot në gjyq për masen e sigurise

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?