Arrestohet në Kosovë Aldo Majnishta, i akuzuar si njëri organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës! 29 vjeçari nga Shkodra përdorte identitet tjetër

6 Gusht 2023, 13:35| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 17:16

  • Share

Është arrestuar sot (6 gusht 2023) në Kosovë Aldo Majnishta i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar të vitit 2020. 

29 vjeçari akuzohet se ka qenë një nga ekzekutuesit e Jani Prengës në Janar të 2020, u arrestua në Kosovë. Siç njofton policia, Majnishta 29 vjeç, qarkullonte me identitet tjetër fals. Por Interpol Tirana në bashkëpunim me antikrimin e Koovës mundi ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit Jan Prenga" informoi sot policia e shtetit.

Operacioni i përbashkët me policinë e Kosovës u kodua “Pengmarrja”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i kishte caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.

Si u rrëmbye Jan Prenga
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye me porosi të Dritan Rexhepajt dhe Gentian Funiqit në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Rrëmbimi me porosi të Dritan Rexhepit
E ndërsa trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur dosja në ngarkim të grupit kriminal prej qershorit 2023 ka kaluar për gjykim në GJKKO. Të pandehur janë marrë: Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në arrest në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj. Ndërkohë gjyqi per Altin Hajrin për të njejtat akuza është pezulluar deri ne njoftimin dhe kapjen e tij.

Nga hetimet e SPAK rezulton se të pandehurit Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.

Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi u krye nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

 

Ora 13:40
FOTO/ Ky është 29 vjeçari nga Shkodra Aldo Manjishta! I akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës

1691321928_aldomajnishta.jpg

Policia kishte informacione se Aldo Manjishta i akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës,qarkullonte me dokumente të një shtetasi tjetër.

Ata kanë shkëmbyer informacionet në kohë ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë

29 vjeçari lindur në Shkodër, në momentin e arrestimit nga autoritetet kosovare, ka paraqitur pranë tyre, dokumentet e një shtetasi tjetër por pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte Aldo Majnishta.

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”.

Operacioni, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve mbi vendndodhjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, me qëllim kapjen e tyre, si dhe në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për përmbushjen e këtij qëllimi, të zhvilluara dhe me partnerët ndërkombëtarë, është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i koduar “Pengmarrja”.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë,  me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P.

-Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?