Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut

Pendarovski: Kërkesat bullgare për Maqedoninë e Veriut janë të paarsyeshme

19 Nëntor 2020, 13:48| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 13:53

  • Share

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se kërkesat bullgare që janë bërë kusht për kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe nuk janë as pjesë e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.

Në një intervistë për televizionin austriak ORF, deklaroi se kërkesat bullgare janë jo të arsyeshme.

"Ju nuk mund të na akuzoni se nuk kemi respektuar Marrëveshjen dhe në të njëjtën kohë të shtoni kërkesa të paarsyeshme e që janë në kundërshtim me vlerat themelore demokratike evropiane. Nuk mund të flasim për mosrespektim të dispozitave të Marrëveshjes nëse flisni dhe sfidoni të drejtën time për vetë-identifikim etnik dhe kombëtar sepse një gjë e tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes”, ka deklaruar Pendarovski.

Bullgaria të martën bllokoi Maqedoninë e Veriut që të nis bisedimet e anëtarësimit, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare ndërkohë që Maqedonia e Veriut insiston në faktin së maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?