'Penalltia s'ishte', Hallaçi konteston humbjen e Kukësit! Shehi për 'Report TV': Në këtë ndeshje kishte presion

11 Prill 2023, 10:17| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:48

  • Share

Tirana është rikthyer në krye të Superligës në javën e 28, pasi bardheblutë mposhtën 2-1 Kukësin në ‘Elbasan Arena’. Kjo e kombinuar me barazimin e Partizanit në Rrogozhinë. Kampionët në fuqi e panë vetën në vështirësi në minutën e 51 kur Rashiti barazoi për Kukësin pas golit të Ardit Hilës, por në minutat e fundit një gol i Florent Hasanit me penallti i dha 3 pikët e vyera të besuarve të Orges Shehit.

Megjithatë ky episod la zhgënjim te trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi, i cili për ‘Report TV’ pas ndeshjes u shpreh:

“Nuk jam ende i qartë ne lidhje me 11 metërshin. Lojtari nuk e ka prekur topin me dorë. Ndoshta mund ti kenë rënë në sup, në kokë. Nga koka në sup, por supi nuk ikën dot nga pjesa e trupit,”-u shpreh Rrahman Hallaçi, trajner i Kukësit.

“Tre pikët janë shumë domethënëse, të rëndësishme për vendin ku jemi. Luanim të fundit dhe dihet që presioni shkon te kjo ndeshje. Gjatë kampionatit kemi patur shumë ndryshime pozicionesh, por kjo është faza më e rëndësishme,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Më herët Partizani humbi kreun për shkak të barazimit 1-1 me Egnatian. Të kuqtë shënuan në minutat e para me Christian Mba, por kur arbitri po bëhej gati të mbyllte sfidën Zejnulai shtangu kryeqytetasit dhe bëri që rrogozhinasit të mos dilnin pa pikë nga ky takim.

Pas 28 javësh Tirana udhëheq me 50 pikë, 2 më shumë se Partizani ndjekës, ndërsa Egnatia renditet e treta me 42 pikë. 1 më pak ka Vllaznia që këtë fundjavë mposhti 3-1 Erzenin. Sakaq po të dielën Laçi përmbysi 1-2 Teutën, ndërsa në vendin e fundit qëndron Kastrioti, që për shkak të situatës së krijuar me arbitrat ndeshjen e kësaj jave kundër Bylisit s’e ka luajtur. Kjo do ishte një përballje për mbijetesë pasi Bylisi renditet i nënti me 2 pikë më shumë se krutanët.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?