Ambasada Amerikane në Prishtinë

Pëlqeu një postim të Aleksandër Vuçiç në Twiter, ambasada amerikane në Prishtinë: Po hetojmë, nuk është bërë me qëllim

5 Janar 2023, 12:21| Përditesimi: 5 Janar 2023, 12:34

  • Share

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, gjatë mbrëmjes së kaluar në një adresim vjetor para popullit serb, u shpreh se nëntë shtete kishin tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Këto pretendime të tij, i shpërndau edhe në llogarinë zyrtare në Twitter.

Postimi i tij mori mbi 1500 pëlqime, por mes tyre do të ndodhej edhe një i papritur nga... llogaria zyrtare e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Katherine Judd – zëdhënëse e ambasadës në Prishtinë – sqaroi se “asnjë postim në Twitter nuk ishte bërë me qëlllim “like” në 24 orët e fundit”.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Twitter nuk e ka “pëlqyer” (bërë like) me qëllim asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit.” – tha ajo për gazetën.

Më pas, znj. Judd shtoi se Ambasada ishte duke e hetuar rastin për të “përcaktuar se çka kishte ndodhur.”

Nga Ambasada patën edhe një qëndrim tjetër për të shprehur ku thënë që qëndrimet nuk i shprehin përmes pëlqimeve në mediat sociale.

“Siç mund ta keni vërejtur më herët: kur kemi për ta artikuluar një qëndrim, e bëjmë këtë gjë përmes deklaratave zyrtare që kanë autor – jo përmes ‘pëlqimeve’ në mediat sociale.”

Vlen të theksohet që pas këtij ‘incidenti’ online të ambasadës amerikane kishte reaguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja por edhe disa personalitete tjera publike.

E gjithë kjo bujë është bërë për shkak të rëndësisë së madhe që ka secili qëndrim i Shteteve të Bashkuara për vendin tonë.

Kujtojmë se presidenti serb Vuçiç gjatë adresimit të djeshëm u shpreh se nëntë shtete kishin tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës. Këto shtete sipas tij janë: Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet./ Nacionale

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?