Nancy Pelosi dhe bashkëshorti i saj, David DePape

Pelosi: Jemi të traumatizuar nga sulmi me çekiç ndaj bashkëshortit tim

30 Tetor 2022, 09:39| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 09:46

  • Share

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është shprehur se ndihet e traumatizuar nga sulmi i dhunshëm që iu bë bashkëshortit të saj. Pelosi deklaron se familja e saj ishte mirënjohëse për reagimin e shpejtë të zbatimit të ligjit si dhe për kujdesin mjekësor që po i kushtohet bashkëshortit të saj.

  “Ai pësoi një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe duart dhe është në spital duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor”, tha Nancy Pelosi, teksa shtoi se se është “zemërthyer dhe e traumatizuar” nga sulmi i dhunshëm.

Sulmi ndaj Paul Pelosi ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë në San Francisko. Në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi. David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai besonte teoritë konspirative në lidhje me vaksinat kundër Covid dhe i shpërndante në Facebook.

Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Postimi i kryetares Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 30/10/2022 09:48

    Heren tjeter mbase e ke radhen ti rrace e poshter qe ndezet boten flake ju pisa

    Përgjigju
    • Arben: 30/10/2022 10:26

      O "Beni", mos peshty lartë, se të bie ne surrat pasaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?