Peleshi prezanton në Korçë
programin “Qyteti i Fëmijëve"

16 Prill 2016, 18:32| Përditesimi:

  • Share
Zëvëndëskryeministri Peleshi bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo dhe përfaqësues nga UNICEF kanë prezantuar sot nga qyteti juglindor programin kombëtar “Qyteti i fëmijëve”.

Ky program financohet nga qeveria shqiptare dhe pritet të fillojë së shpejti në Korçë me ndërtimin e një qëndre multifunksionale e cila i dedikohet tëresisht fëmijëve, projekt i cili më pas do të vazhdojë në Berat e qytete të tjera.

Kjo qendër do të integrojë infrastrukturën e nevojshme me një sërë aktivitetesh të ndryshme sportive, argëtuese, edukuese për të krijuar rreth fëmijëve një qytet brenda qytetit ku secili mund të luajë dhë zhvillojë talentet.

peleshu

Në fjalën e tij, Peleshi tha se “është në interes të gjithë shoqërisë shqiptare që të hiqen barrierat e një fëmijërie të vështirë”.

“Fëmijët e sotëm do të jenë brezi i parë i të rinjve shqiptarë, anëtarë të BE, qytetarë të një hapësire të përbashkët, pa barriera për dijen, punësimin, biznesin. Në qoftë se nuk kujdesemi që fëmijët sot të shkollohen si europianë, të argëtohen e të luajnë si europianë, nesër ata nuk do të jenë dot të barabartë dhe konkurues në hapësirën e lirë, pra konkuruesë europianë.

Programi "Qytetet e fëmijëve" synon të krijojë në të gjithë vendin një model të ri në edukimin e fëmijëve.

Megaqendra multifunksionale, shkolla qendër komunitare, terrene sportive, teknologji dixhitale në shkollë, projekte kreative në vijim të iniciativës së kryeministrit "Ëndrra ime" dhe shumë të tjera,” tha Peleshi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?