Peleshi paralajmëron tjetër
‘furtunë’,ja drejtoritë që shkrihen

2 Nëntor 2017, 11:23| Përditesimi:

  • Share
Gjatë interpelancës të thirrur nga deputeti Erjon Braçe për problemet në sektorin e bujqësisë, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, paralajmëroi ‘furtunë’ në këtë sektor. Duke iu përgjigjur problematikave të ngritura nga deputeti socialist, ministri Peleshi deklaroi se do të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë nëpër rrethe.

Gjatë vitit 2018, Peleshi tha se do të zbatohen reforma në fushën e bujqësisë, duke shtuar se do të riorganizohen Drejtoritë e Bujqësisë  në vend, pasi sipas tij, nuk e kanë bërë punën si duhet deri më tani dhe nuk kanë rezultate me rendiment.

 “Drejtoritë e Bujqësisë në vend do të shkrihen dhe do të riorganizohen, pasi deri më tani nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre. Ky do të jetë një shërbim, që në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të realizohet pas hartimit të moduleve të trajnimit për ekspertët e fushës. Do të bëhet me qëllim organizimin e këtyre shërbimeve”, tha Peleshi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?