Niko Peleshi

Peleshi në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

12 Tetor 2023, 22:36| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 02:28

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, nga ku ka theksuar se Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit.

Peleshi thekson se është i mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës.

“Situata në Veri të Kosovës mori një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.

Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit dhe është tërësisht e angazhuar bashkë me aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës”, shkruan Niko Peleshi në Facebook.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?