Foto ilustruese

Peleshi apel qytetarëve: Kujdes me zjarret, telefononi 128

16 Korrik 2023, 12:39| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 12:43

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bën apel qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret. Rritja e temperaturave, ka nxitur aturoritetet të marrin masa të shtuara për parandalimin e zjarreve dhe të apelojnë për bashkëpunimin e qytetarëve

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë.”, shkruan Peleshi.

Peleshi vazhdon me thirrjen që cdo person të telefonojë menjëherë tek 128 -ta Shërbimin e Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?