Pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut! Kurbani i sakrificës dhe lutjet, shoqërojnë traditën e bektashinjve

22 Gusht 2023, 12:32| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 12:35

  • Share

Prej 18 gushtit, në Berat ka nisur pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, festa e shenjtë e Bektashinjve që mbledh çdo vit në Teqen e Kulmakut mbi 300 mijë pelegrinë.

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, si çdo vit janë bërë pjesë e kësaj feste fetare, e cila do të vijojë deri më datën 25 gusht.

Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut, pranë varrit të Abaz Aliut ku po kryhen ritet fetare të festës, çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?