Pelegrinazhi në kishën e 'Shna Ndout' në Laç, prezencë më e ulët besimtarësh prej COVID-it

12 Qershor 2020, 20:27| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 10:31

  • Share

LAC- Kisha e Shna Ndout në qytetin e  Laçit është vizituar nga mijëra qytetarë për të kremtuar festën e këtij shenjti që përkon me datat 12 dhe 13 qershor. Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 vihet re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë.

Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika. Po ashtu, pranë ambienteve të kishës ka dhe prezencë të bluzave të bardha dhe autoambulancave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?