Sali Berisha në ballkonin e banesës

Pelegrinazhi dhe ballkoni i fundit anti-amerikan në Shqipëri!

9 Janar, 14:18| Përditesimi: 9 Janar, 14:20

  • Share

Askush nuk ka më dyshime se ajo që po demonstron Marshall Berisha dhe një grusht i vetmuar familjarësh dhe të indoktrinuarish në këto ditë janari nuk ka të bëjë aspak as me me qëndrimin ndaj regjimit autokratik as me votën e liritë demokratike.

Sepse krijues e bashkëkrijues i këtij regjimi është vetë Marshall Sali Berisha me fakte rrenqethese të cilat sot janë subjekt i SPAK-ut.

Nuk është  e besueshme por qesharake kauza-alibi e Berishës për  votën e lirë ndërsa me fakte eshte dokumentuar masakra e votës së lirë prej tij në maj të vitit 1996-të.

Por halli i Berishës është thjesht Berisha dhe familja e tij e ngushtë e deshmuar tashmë si abuzuese e përfituese e parave publike me fuqinë e arrogancën e pushtetit që ka ushtruar si në pozitë ashtu dhe në  opozitë.

E ndërsa “kalifi" i foltores e ka zhvendosur pëllitjen e rrejshme në ballkonin e katit te 12-të pothuajse e gjithë Tirana e din se ai ka blerë pothuajse të gjithë bizneset e asaj lagjeje që është nominuar si blloku nr.2 në Tiranë.

E pra ai është jo vetëm i ndërgjegjshëm për fundin e tij politik pa lavdi por po e përdor instrumentin e fundit për të shtuar xhiron e bizneseve të familjes në rrugicën “Mustafa Matohiti”.

Ky ballkon, kjo rrugicë e ky bllok jo vetëm nuk ngjallin asnjë farë shprese por janë përçudnimi më i turpshëm i principeve humane e demokratike.

As ballkoni dhe as çatia nuk e shpetojnë dot Berishën nga ndëshkimi.

Do të jetë një ndëshkim i shpejtë dhe të njëjtin fat do të kenë edhe aleatët e tij destruktorë të ëndrrave studentore të vitit '90-të.

Ai ballkon ku i "izoluar" ciceron Sali Berisha është foltorja e fundit anti amerikane politike në Shqipëri!

Demokratët dhe i gjithë opozitarizmi i vërtetë idealist e qëndrestar e kanë jo vetëm shtepinë e vet por edhe  sigurinë e realizimit të aspiratave të tyre tek Partia Demokratike euroatlantike dhe lideri i saj Lulzim Basha partner’ të besueshëm të trinisë së lirisë e demokracisë botërore SHBA-BE -Mbretërisë së Bashkuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhavit Karai: 10/01/2024 09:52

    O Rexhep Leka po ti ke qen vet komonist, po ku i bone ti 3 fakultete ? ? ? Ti ke qen kasap e me 8 klas shkoll si bone 3 fakultete ? Apo pa të mesme e me fakultet si Nard Ndoka. Po 12 gjuh të huaja ku i mësove ? Apo ti mësoi Bulja që ishte analfabete. O Rëxhëp kok lopa.

    Përgjigju
  • KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 10/01/2024 07:21

    Sali Berisha bisha e flliqur është një njeri Bastard. Më dëgjoni mua Rexhep Lekën që kam 3 fakultete e 12 gjuh të huaja. Ky kryekomonist u mbyll në kafaz ashtu siç e meritonte. Ata që e ndjekin jan hajdutët që nga brek grisur i bëri miljoner me gjakun e popullit Shqiptar. Prandaj kërma Sali ashtu do vdesi në kafaz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?