Maskoti gjigant i Pele

Pele 'shfaqet' në ndeshjen e Kupës, tremben fansat në Brazil (VIDEO)

24 Prill 2023, 16:37
  • Share

Një maskot gjigant i legjendës së futbollit Pele u shfaq në ndeshjen e Kupës së Brazilit mes Retro dhe Sport Recife. Kukulla gjigante ka trembur tifozët në stadium, teksa përmasat kanë qenë gjigante, duke shkelmuar edhe topin e parë të ndeshjes.

Fansat kanë mbetur të habitur nga zgjedhja, teksa janë trembur nga zgjedhja e organizatorëve. Në kanalet e komunikimit, tifozët kanë treguar përshtypjet në lidhje me fytyrën e zgjedhur.

“Do ta shoh atë fytyrë kur të mbyll sytë për javë të tëra”, shkroi në rrjet një fans. "Kjo është me të vërtetë gjëja më e frikshme që kam parë ndonjëherë", ishin reagimet e tjera.

Një tjetër mbështetës tha: "Unë nuk jam në të vërtetë nga ata që u bëj thirrje njerëzve të humbasin punën e tyre, por kushdo që mendoi se kjo ishte një ide e mirë duhet të shkarkohet".

Pele, i cili ka fituar 3 Botërorë me Brazilin, ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 82-vjeçare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?