Legjenda e futbollit, Pele

Pele provon të futet në fjalor

14 Prill 2023, 16:47
  • Share

"Fondacioni Pele" ka nisur një fushatë në mënyrë që futbollisti legjendar brazilian, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, të bëhet fjalë e përfshirë në fjalorët portugezë të gjuhës.

“Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të mirë të të gjitha kohërave”, tha fondacioni në një postim në kanalet e komunikimit. "Tani ka ardhur koha për të nderuar Pelenë duke përjetësuar 'O Rei' si një fjalë në fjalor".

Në mënyrë të veçantë, ata propozojnë që veprat leksikografike të përfshijnë termin 'Pele' me përkufizimin e mëposhtëm: "Pele. [mbiemër] 1. Më i madh se të gjithë të tjerët . 2. Referenca e madhësisë. 3. E pakrahasueshme. 4. Sinonim i përsosmërisë. 5 . Vetëm".

Pele vdiq më 29 dhjetor 2022 në moshën 82-vjeçare në spitalin izraelit 'Albert Einstein' në Sao Paolo.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?