Peja një ditë pas përmbytjes

Peja pas përmbytjeve, Shqipëria gati të ofrojë ndihmë! Peleshi i telefonon kryetarit të komunës Muxhaheri

25 Qershor 2023, 21:32| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 21:53

  • Share

Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ofruar gatishmërinë për të shkuar në Pejë, në rast nevoje.

Të shtunën, 24 qershor, Peja është përballur me shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje duke lënë të vdekur dy nënën dhe djalin e saj vetëm 5 vjeç, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të mëdha.

Ministri i Mbrojtjes përmes një postimi në facebook shkruan se i ka telefonuar kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muxhaherit për ti ofruar gatishmërinë në çdo kohë ndërsa ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura.

"Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!" shkruan Peleshi.

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë punën në ndihmë të qytetarëve të Pejës të cilët janë prekur nga vërshimet.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  ka theksuar se është  ngritur edhe gjendja e gatishmërisë në Rexhimentin e Qëndrueshmërisë së Komandës së Logjistikës, dhe Rexhimentin e Xhenios.

Banorët e lagjes “Asllan Qeshme”, ku humbi jetën nëna dhe fëmija në Pejë janë një ndër lagjet më të dëmtuara. 

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në një prononcim për koha.net deklaroi se kjo është në ngjarje tragjike për komunën dhe se mbrëmë sasia e reshjeve të rëna ka qenë më e madhja në 50 vite. 

“Përveç këtij rasti tragjik që kanë humbë jetën nëna me fëmijë, këto tjerat janë sende që rregullohen po këto dy jetë nuk munden me u kthy, i shprehim ngushëllime familjes. Ka ra shi shumë kohë të gjatë edhe po shihet që mbrëmë ka qenë sasi e të reshurave që s’ka ndodhur ndoshta për 50 vjet edhe ka ndodhë kjo tragjedi”, ka deklaruar Muhaxheri.

Edhe Misioni i KFOR-it në Kosovë, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, dy familjarët e të cilës humbën jetën nga vërshimet në Pejë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 26/06/2023 00:14

    Po nenkalimin ne Vore qe ishte plot me uje nga 5 pika shi qe rane sot kur do e sistemoni or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?