Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet

27 Prill, 22:08| Përditesimi: 27 Prill, 22:20

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte mjekja Pediatre Mirela Dibra, e cila ndau disa këshilla kujdesi për fëmijët.

“Sipas të dhënave nga ISHP aktualisht kemi rreth 40 raste të kollës së mirë, por në praktikën tonë kemi gjatë gjithë dimrit që ndeshim me kolla të zgjatura” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se kolla e mirë është një sëmundje “e lashtë” mund të themi dhe ka qenë një nga shkaktarët e sëmundshmërisë së shtuar tek foshnjet. Me vaksinimin e popullatës kanë rënë në minimum rastet e kollë së mirë dhe vaksina e kollës së mirë është e future tek vaksinat që bëhen tek bebet.”

Rekomandohet që fëmijët të bëjnë tre doza të kompletuara për të qenë të mbrojtur pasi kolla e mirë është tepër ngjitës dhe prek rrugët e frymëmarrjes.

“Kolla kur rëndohet bëhet aq e fortë saqë shkakton dhe të vjella dhe zgjat në kohë” tha mjekja në studio. Mjekët kur bëjnë pjesën e ekzaminimit, shohin rastin klinikisht dhe kronologjinë e evoluimit të kollës. Por si mund të trajtohet? Së pari sa më parë të bëhen ekzaminimet për t’a kuptuar, aq më shpejt nis trajtimi, pra bëhet matja e IGM-ve dhe IGG-ve. Rekomandohet që të bëhet një lagështim të ajrit të shtëpisë për të trajtuar kollën, si dhe hidratimi dhe trajtimi protokollar nga mjeku”.

”Ashtu si viruset përcillen me anë të puthjes, po ashtu dhe kolla e mirë përcillet me të njëjtën mënyrë” shtoi mjekja. Në fund ajo tha se duhen evituar ambientet ku ka shumë njerëz për fëmijët e vegjël që të mos marrin kollën e mirë, vetë izolimi në rast konstatimi të simptomave, si dhe të përdorin vitaminën D, veçanërisht foshnjet e vogla.”

Ora 22:12
Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte Elona Gjebrea, nga Shoqata Shqiptare e Popullsisë dhe Zhvillimit e cila foli për ligjin e shëndetit riprodhues dhe përditësimet e tij. Sipas saj ka rreth dy vite që diskutohet nëpër grupe pune pasi qëllimi është informimi dhe edukimi i qytetarëve për të ndihmuar që shoqëria të di.

“Orët nëpër shkolla ku flitet për abortin epo metodat kontraceptive sado të jenë të plota, në një orë nuk jepet i gjithë informacioni”, tha ajo në studio.

"Roli i mësuesve dhe i punonjësve social në shkolla është shumë i rëndësishëm pasi ata janë vija e parë e kontrollit të informacionit. Sot përballemi me pubertetin që nis më herët dhe me nisjen e raporteve seksuale shumë më shpejt, ndaj duhet që vajzat të dinë dhe më e rëndësishmja duhet folur hapur. Më pas u fol dhe për “Nënat zëvendësuese” apo nënat që pranojnë të mbajnë në barkun e tyre një fëmijë. Projektligji është duke u diskutuar ende dhe duket se me kalimin e kohës do të sqarohen dhe detajet apo paqartësitë e draftit. Më pas biseda u ndal tek “In vitro” që tashmë do të ofrohet dhe në strukturat shtetërore."

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?