Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Parlamentit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.
'Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian që dënon qartë dhe pa ekuivok agresionin rus kundër Ukrainës! Miratimi me 637 vota i kësaj rezolute që prek të gjitha aspektet politike, ekonomike, diplomatike, humanitare, ligjore, si dhe pasojat tragjike që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës, dëshmon solidaritetin dhe unitetin europian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës por edhe Europës dhe botës së lirë e demokratike.
Përshëndes vëmendjen e shtuar të Parlamentit Europian edhe ndaj rajonit tonë, çka duhet të na shtojë vigjilencën ndaj çdo tentative për destabilitet nga aktorë jomiqësorë. I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë që përmes një rezolute të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!'- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Presidenti i Ukrainës, fjalim prekës në PE: Ushtria ruse po vret fëmijë! Mos na braktisni! Europarlamentarët votojnë thuajse unanimisht pro dhënies së statusit të vendit kandidat
M.Q./ReportTv.al