Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Politikë

PDIU nuk do ketë numërues për votat në 25 prill, i mbetet LSI-së! KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit

6 Prill 2021, 12:07| Përditesimi: 6 Prill 2021, 12:29

  • Share

TIRANË- PDIU nuk do të ketë numërues për votat në zgjedhjet e 25 prillit! Është ky vendimi i marrë ditën e sotme në Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pas ankimimit të bërë nga partia e drejtuar prej Shpëtim Idrizit. KAS la në fuqi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili vendosi që PDIU të mos ketë numërues votash, me argumentin se është në koalicion me PD.

Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara.

Celibashi e argumentoi vendimin e tij me faktin që PDIU ishte pjesë e koalicionit PD e Aleanca për Ndryshim dhe nuk garonte si subjekt më vete.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?