PDIU bashkon votat me PS për miratimin e marrëveshjes me Italinë, Doda: Duhet të ishim të gjithë pro

22 Shkurt, 10:25| Përditesimi: 22 Shkurt, 10:46

  • Share

 

Me 77 vota pro Kuvendi i dha dritën jeshile miratimit të Marrëveshjes me Italinë.

Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkuar votat me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro pasi Italia është një vend mik.

‘Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik.’- tha Doda.

E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:

‘Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.’- tha Doda.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 77 vota marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët, mori dhe 3 votat e PDIU! Rama: Po veprojmë si vend anëtar i BE


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?