Tom Doshi

PD thirrje KQZ: Mos regjistroni Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit! PSD: Kanë frikë nga humbja

10 Mars 2021, 12:12| Përditesimi: 10 Mars 2021, 13:29

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit. Për selinë blu, Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit të cilit SHBA i ka ndaluar hyrjen.

"Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.  PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë", thuhet në deklaratën e PD-së.

E menjëhershme ka qenë reagimi i PSD-së duke thënë se jo vetëm Tom Doshi, por të gjithë kandidatët janë konfrom ligjit, Ato shprehen se këto akuza janë të pabaza dhe se kjo kërkesë vjen nga frika e humbjes në zgjedhjet

Partia Social Demokrate ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit brenda afatit, ku Tom Doshi është renditur i pari në listat për Tiranën dhe Shkodrës. Më herët ka qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila në deklaratën e saj drejtuar partive politike për kandidatë të pastë, risolli në vëmendje rastin e Doshit, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-së. Ajo shtoi më pas se ka marrë garanci nga kryeministri Edi Rama, se nuk do e ketë pjesë të qeverisë Doshin.

Ora 13:21
PD i bëri thirrje KQZ-së të mos e regjistrojë, vjen reagimi partisë së Tom Doshit: Kanë frikë nga humbja, ne do të jemi faktorë i rëndësishëm politik

Pas kërkesës që Partia Demokratike i bëri KQZ-së që të mos regjistrojë në Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

PSD thekson se akuzat janë të pabaza dhe se kjo kërkesë vjen nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, sepse kjo parti sipas tyre do të do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare.

‘Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!’- thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 10/03/2021 16:52

    Tom Doshi ka me ja fut PD ne Shkoder Locen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?