PD sulmon kandidatin e Berishës në Dibër: Është i zgjedhuri i Ulsi Manjës dhe burri i prokurores që refuzoi të çojë para drejtësisë vjedhësit e zgjedhjeve të dosjes 184

18 Shkurt 2022, 16:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 19:22

  • Share

Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës në Dibër, Premtim Kryemadhi, ku thotë se ai është i zgjedhuri i Ulsi Manjës dhe po punojnë për të dëmtuar PD-në. PD shkruan se Premtim Kryemadhi, është bashkëshorti i prokurores  Belina Zeneli që sipas PD refuzoi të vejë para drejtësisë vjedhësit e zgjedhjeve të përfshirë në dosjen 184.

"Non Grata vazhdon sulmet kundër demokratëve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, në Dibër përfaqëson korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manja dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blerë votat në Dibër.Non-grata dhe Meta po i poshtërojnë dibranët me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk do të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhin Berishën dhe Metën, mbajnë Ramën", shkruan PD.

Pas përçarjes së PD, Sali Berisha i ka shpallur luftë selisë blu dhe ka tentuar ta marrë atë edhe me dhunë. Edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Berisha bëri koalicion me LSI, ku edhe pse ai u përjashtua nga KQZ për të qenë pjesë e 'Shtëpia e Lirisë', ky koalicion po garon me kandidatët e dalë nga primaret e Berishës. Është pikërisht Berisha ai që ka prezantuar këta kandidatë në bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet, ku në çdo takim nuk 'harron' të sulmojë PD-në dhe kandidatët e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?