Mirela Karabina

PD replikon me Berishën: Pse e mohon Erzen Breçanin? A kishte gisht ai në sulmin e 8 janarit?

25 Nëntor 2023, 19:43| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 22:47

  • Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar ndaj akuzave që Sali Berisha bëri ndaj Lulzim Bashës, sot nga qyteti i Lezhës.

Ajo shprehet se  arsyeja se Berisha vazhdon me akuzat është frika e tij.

Reagimi i Mirela Karabinës

Berisha ka frikë!

Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.

Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.

Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.

Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar në mburojë të halleve të tij:

– Pse e mohoi Erzen Breçanin?

– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?

– Pse i fshihet drejtësisë?

– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?

Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?