Ogerta Manastirliu dhe Bardh Spahia

PD reagon ndaj Manastirliut: Me xhepin e mbushur nga PPP-të, thoni ende 'fajin e ka PD-ja'

24 Gusht 2020, 21:59| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 22:08

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka replikuar me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan: "Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se çfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?"

Ndërsa Spahia thekson se Manastirliu vazhdon të fajësojë qeverisjen e demokratëve, ndërkohë që deri tani nuk ka bërë asgjë konkrete për ndalimin  e ikjes së mjekëve nga vendi.

"Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!

Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?

Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp? 

Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!

Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?

Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?

Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!

Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët", deklaron Bardh Spahia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?