PD: Rama s'i zbaton kërkesat e OBSH, taktikë të gabuar me luftën kundër koronavirusit

25 Mars 2020, 15:42| Përditesimi: 25 Mars 2020, 16:48

  • Share

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi akuzon qeverinë se nuk po zbaton kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rritjen testimeve të personave të dyshuar. Vokshi thotë Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. "Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë" thotë ish-deputetja.

Postimi i plotë i Albana Vokshit
Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.
testoni
gjurmoni
trajtoni
izoloni

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.
Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.
Cila është situata në Shqipëri?
Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.
E enjte: 32 teste, 5 raste
E premte: 35 teste, 6 raste
E shtunë: 46 teste, 6 raste
E diel: 33 teste, 13 raste
E hënë: 45 teste, 15 raste
E martë: 74 teste, 19 raste
E mërkurë: 111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë. Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv. Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:
test
trace
treat
Isolate
Postimi plote i Albana Vokshit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?