‘Marrim nga PD, votoni Belon!’ PD nxjerr videon: Si po gënjejnë njerëzit e Berishës në Tiranë

12 Maj 2023, 15:58| Përditesimi: 12 Maj 2023, 16:28

  • Share

Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku aktivistëve të saj u vjen një telefonate nga stafi i Belind Këlliçit.

Ata në fillim prezantohen si nga PD, e më pas kërkojnë votat për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçin.

Kjo ka irrituar aktivistet e PD-së, që i thonë aktivistes së Foltores se do ta çojnë në prokurori.

Ndërkohë sot mbështetës të Sali Berishës kanë dëmtuar edhe reklamat e Roland Bejkos, kandidatit të PD për bashkinë Tiranë.

Ata kanë fshirë numrin edhe emrin e tij ndërsa me spray të zi kanë shkruar emrin e Këlliçit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • policia: 12/05/2023 20:55

    hahahah belo belo belo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?